Barazi gjinore: Qyteti ua ndalon burrave aplikimin për pastrues rrugësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një këshill qyteti në Melbourne të Australisë ua ka ndaluar burrave që të aplikojnë për punën e pastruesit të rrugëve dhe ka shpallur konkurs vetëm për gratë apo ata që nuk identifikohen me asnjërën gjini.

Duke e publikuar vendin e punës, këshilli lokal i Viktorias tha se është një organizatë gjithëpërfshirëse dhe me diversitet që e pasqyron komunitetin, shkruan Independent.

“Për të ndihmuar në largimin e pengesave, ne në mënyrë aktive identifikojmë disa pozita për të pranuar që disa grupe janë të nënpërfaqësuara në zonat e vendeve tona të punës”, thuhet në njoftim.

Në hapësirën për përshkrimin e detyrave të punës thuhet se kandidati duhet t’i pastrojë në mënyrë mekanike rrugët, hapësirat para dyqaneve, t’i grumbullojë mbeturinat, t’i hedhë ato në vendin e caktuar dhe t’i pastrojë rrugicat”. Paga është 63 mijë dollarë në vit ose 5250 dollarë në muaj. Afati për aplikim përfundon në mesin e shtatorit.

Këshilli i Qytetit Darebin tha se është punëdhënës me mundësi të barabarta dhe se nuk diskriminon gjatë përzgjedhjes dhe në praktikat e punësimit.

Share This Article