Barazimi i parë në Katar, SHBA dhe Uellsi ndajnë pikët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA nuk ka mundur ta mposht Uellsin e Gareth Bale, edhe pse e ka dominuar takimin, i cili u mbyll në barazim 1-1.

Amerikanët e nisën ndeshjen me një marsh më shumë se Uellsi dhe tentativat e tyre u konkretizuan në minutën e 36-të, kur Timothy Weah, djali i ish-futbollistit të madh George Weah, e dërgoi topin në rrjetë.

SHBA vijoi tentativat për të gjetur edhe golin e dytë, por pa e arritur atë. Ndërkohë, në një aksion pa shumë pretendime, Gareth Bale fiton një 11-metërsh në minutën e 82-të, të cilin e kthen vetë në gol.

Minutat e fundit nuk prodhuan gol, duke bërë që dy skuadrat të ndanin pikët në këtë takim që pritej të vendoste shumë për skuadrën që me shumë mundësi do të ndjekë Anglinë për në fazën e ardhshme.

Share This Article