Barazimi nuk mjafton, Dinamo mbyll aventurën në arenën evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dinamo nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e kthimit play-off të Ligës së Konferencës përballë polakëve të Jagiellonias. Në këtë mënyrë i ka dhënë lamtumirën aventurës evropiane për shkak të fitores 3-0 që kundërshtari arriti një javë më parë.

Në sfidën e luajtur në “Air Albania”, pas një pjese të parë pa gola, dinamovitët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 68-të me anë të Bregut, i cili nuk fal me një gjuajtje të fortë brenda zonës.

Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë pasi polakët vendosën barazpeshën në minutën e 79-të me anë të Rallis.

Me humbjen e përgjithshme 4-1, Dinamo largohet nga Evropa, Jagiellonia kalon në fazën e grupit.

Share This Article