Barazon Milani, por e ruan kreun e tabelës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka barazuar përsëri në Serie A, kësaj radhe 2-2 kundër Genoas. Pavarësisht barazimit, Milan e ruan kreun e tabelës në Seria A pas 12 xhirove. Genoa dy herë kaloi në epërsi në këtë ndeshje por Milan barazoi rezultatin

Kësaj radhe djemtë e Piolit kanë barazuar kundër Genoas me rezultat 2-2 në një ndeshje ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë ndeshja ishte e barazpeshuar me Milan që kishte pak më shumë nga loja se sa Genoa.

Me të filluar pjesa e dytë, Genoa do të kalonte në epërsi që në minutën e 47-të me Destron.

Milan reagoi shpejtë dhe barazoi rezultatin në minutën e 52-të me kalabrezin, Davide Calabria që shënoi një gol të bukur.

Destro do të shënonte përsëri në minutën e 60-të, kësaj radhe me kokë duke kaluar përsëri Genoan në epërsi.

U desh minuta e 83-të që Milan ta barazoi rezultatin me të riun  Kalulu Kyatengwa P.

Ky barazim e lënë Milanin në krye të tabelës pas 12 xhirove me 28 pikë , kurse Genoa ngirtet në pozitën e 18 me 7 pikë. 

Share This Article