Barbadosi bëhet republika më e re në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barbadosi ka larguar zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeta II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni në kryeqytetin Bridgetown.

Sandra Mason është betuar si presidente në një ceremoni në mesnatë që koincidoi me 55-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Prindi i Uellsit dhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, ishin pjesëmarrës.

Në një fjalim, Prince Charles ka kujtuar “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që ka përjetuar ishulli i Karaibeve.

Për të përshkruar fuqinë e ndryshimit të pushtetit, një përshëndetje finale iu bë monarkisë britanike dhe flamujt u zëvendësuan me ceremoni.

Prince Charles ritheksoi se lidhja mes dy kombeve do të vazhdojë pavarësisht ndryshimit.

72-vjeçarja Mason u zgjodh presidente e shtetit pas votimit në parlament muajin e shkuar. Ajo tani zëvendëson mbretëreshën në krye të shtetit.

Barbadosi njoftoi për planin e shpalljes së republikës vitin e shkuar, por do të mbetet brenda Commonwealthit.

Barbadosi ishte një nga kolonitë e para angleze. Ishulli ishte okupuar qysh më 1627. Skllavëria u hoq më 1834, ndërsa shteti u bë tërësisht i pavarur më 1966.

Ishulli ka rreth 285 mijë banorë.

Share This Article