Barça – Bayern, Inter – Real dhe Liverpool – Milan, derbët e para në Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA tashmë ka zbuluar kalendarin e të gjitha ndeshjeve të para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sezoni i ri në Champions League do të nisë në shtator me 14, në orën 18:55 do të përballen Young Boys me Unitedin dhe Sevilla me Salzburgun.

Kampioni aktual, Chelsea, e nis mbrojtjen e titullit të martën, në shtëpi kundër Zenitit.

Atë ditë do të jenë shumë sfida, por nën hijen e super sfidës Barcelona vs Bayern, që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ndërsa të mërkurën do të ketë sfida shumë më interesante, por të gjitha do të jenë nën hijen e dueleve; Liverpool vs Milan dhe Inter vs Real Madrid, raporton Gazeta Express.

Champions League – XHIRO e 2-të:

Ndeshje interesante do të ketë edhe në xhiron e dytë, të martën me 28 shtator.

E gjithë vëmendja do të jetë te super sfida mes Manchester City dhe Paris Saint Germain.

Derisa të mërkurën me 29 shtator, vëmendja do të jetë te super dueli mes Juventusit dhe Chelseat, përcjell Express.

Share This Article