Barça shënon fitore të vështirë ndaj Alavesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frenkie de Jong ka shënuar gol të vonshëm për fitoren e vështirë të Barcelonës ndaj Deportivo Alavesit. Ndeshja e fundit e xhiros së 22-të të La Ligas spanjolle përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Barçës.

Holandezi De Jong shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Realizoi me goditje nga zona, pas asistimit të Ferran Torresit.

Barcelona tani është e pesta me 35 pikë nga 21 ndeshje. Alavesi është i parafundit me 17 pikë nga 22 ndeshje.

Share This Article