Barcelona bën ofertën përfundimtare për Raphinhan, braziliani po i bën presion Leedsit për ta pranuar atë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka dal me një ofertë të re në drejtim të Leeds United për sulmuesin brazilian Raphinha.

Anësori këmbëshpejtë është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë dhe katalunasit kanë mundur konkurrencën e Arsenalit dhe Chelseat për të.

Fabrizio Romano ka raportuar se gjiganti katalunas ka bërë ofertën finale në drejtim të Leeds për transferimin e Raphinhas, madje edhe vet sulmuesi po i bën presion klubit që ta pranojë atë.

Barça ka bërë një ofertë finale prej 72 milionë eurove duke përfshirë të gjitha bonuset.

“Raphinha mendon se kalimi i tij te Barcelona është i ‘afërt’. Propozimi përfundimtar verbal është 72 milionë euro të garantuara, me të gjitha detajet të përfshira”.

“Leeds pritet ta pranojë pasi të jetë oferta zyrtare. Raphinha në anën tjetër i ka bërë presion Leedsit në 48 orët e fundit pasi ai dëshiron vetëm Barelonën që ka qenë ëndrra e tij e madhe”, shkruan Romano.

Vet futbollisti dhe agjenti i tij Deco tanimë kanë një marrëveshje me Barcelonën dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë këtë javë.

Share This Article