Barcelona dëshiron Kloppin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesit e Barcelonës po e shohin Juergen Kloppin si trajnerin ideal për ekipin nga La Liga.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona do të synojë ta bind Kloppin pas përfundimit të këtij edicioni.

Në “Camp Nou” janë të bindur se vetëm Klopp mund ta rindërtojë ekipin dhe ta kthejë në skuadër që do të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm. Aktualisht, Ronald Koeman është trajner i Barçës, por holandezi pritet të largohet për shkak se në klub nuk janë të kënaqur me punën e tij.

Klopp është në krye të Liverpoolit prej vitit 2015 dhe ekipin anglez e ka shndërruar në një superfuqi. Nën drejtimin e tij, Liverpooli ka fituar titullin e kampionit në Premier League dhe trofeun e Ligës së Kampionëve. Trajneri 54-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024.

Share This Article