Juventusi është treguar i pafuqishëm që të ndal Ajaxin, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në çerekfinale të Ligës së Kamionëve.
Ndeshja ishte kthyese dhe “bardhë e zitë” janë mposhtur në Juventus arena me rezultat 2-1 dhe rezultat të përgjithshëm 3-2.
Golin e parë të takimit e ka shënuar Cristiano Ronalo (28’), kurse golin e barazimit e ka shënuar (34’), ndërsa për epërsinë e mysafirëve shënoi De Ligt (67’), me të cilin rezultat përfundoi takimi.
Takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Në ndeshjen tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Manchester Unitedit, të cilën e mposhti me rezultat 3-0 (4-0).
Dy golat e para i ka shënuar gjeniu i futbollit Leonel Messi (16’ dhe 20’), ndërsa golin e tretë e shënoi Coutinho (61’). Takimin e parë të çerekfinales e ka fituar Barcelona me rezultat 0-1.