Barcelona dhe Milani kanë zhvilluar një ndeshje miqësore spektakolare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dueli i zhvilluar në M&T Bank Stadium ka mbledhur 70 mijë tifozë, derisa 90 minutat përfunduan pa fitues 2-2, ku pas ekzekutimit të penalltive Milani triumfoi me rezultat 3-4.

Rossonerët realizuan dy gola brenda pesë minutave në fillim të ndeshjes, duke krijuar epërsi të dyfishtë.

Christian Pulisic asistoi te Luka Jovic i cili realizoi nga afërsia për 1-0, para se sulmuesi amerikan pas pesë minutave të shënonte për ta dyfishuar rezultatin në 2-0.

Barcelona u rikthye në lojë në minutën e 22-të, kur Robert Lewandowski realizoi për 1-2 pas një asistimi nga Raphinha.

Ylli polak barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 58-të kur u shërbye bukur nga Victor.

Koha e rregullt u mbyll pa fitues 2-2, derisa në penallti Rossonerët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultat 3-4.

Share This Article