Barcelona ‘divorcohet’ me Jordi Alba

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona e sezonit të ri do të jetë pa dy prej ikonave të ngjyrave blaugrane. Pas Sergio Busquets, Jordi Alba ka ndërprerë me konsensus kontratën që skadonte vitin e ardhshëm. Mbrojtësi i krahut të majtë duket se ka qenë pengesë e madhe në buxhetin e klubit spanjoll, duke vendosur kështu që të shpallin divorcin një vit më herët.

Jordi Alba, i cili ka luajtur me ngjyrat e Barcelonës për më shumë se një dekadë po largohet nga klubi ku arriti që të fitojë 19 trofe të rëndësishëm. Në 458 paraqitjet e tij, ai ka shënuar 19 gola dhe dhënë 91 asistime, një numër i konsiderueshëm duke parë pozicionin që luan.

34-vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e famshme ‘La Mesia’ e Barcelonës, duke kaluar në të gjithë etapat e skuadrave katalanase. Por shpërthimin e madh e bëri tek Valencia, skuadër që më pas i dha mundësinë për t’u përfshirë në kombëtaren spanjolle dhe më pas kalimi te Barcelona.

Karrierë e suksesshëm për Jordi Albën, që e kurorëzoi me trofeun e La Ligës eksperiencën te Barcelona, ku ka arritur të fitojë edhe 1 Champions League, 6 kupa mbreti dhe 1 botëror klubesh. Tashmë, e ardhmja mbetet enigmë për spanjollin, me mediat që e afrojnë me një kalim të mundshëm tek Valencia, por edhe jashtë kufijve europianë. Interes për të ka pasur shpesh nga kampionati amerikan i futbollit, por edhe Arabia Saudite.

Share This Article