Barcelona e eliminon Granadan në vazhdime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Të mërkurën mbrëma, “blaugrana” e fitoi me shumë vështirësi udhëtimin te Granada me rezultatin 5:3, pas vazhdimeve. Loja e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë, 2:2.

Në fakt, Barcelona ishte në disavantazh prej dy golave. Kenedy 33’ dhe Soldado 47’, i shënuan dy golat e para për vendësit. Megjithatë, Antoine Griezmann 88’ dhe Jordi Alba 90+2’, e shpëtuan ekipin e vet nga eliminimi. Në vazhdime, në minutën e 100-t, Antoine Griezmann shënoi për epërsinë e parë të Barcelonës, 3:2. Fede Vico i vendësve i barazoi shifrat tre minuta më pas. Vizitorët e kthyen shpejtë avantazhin në 4:3 me golin e Frenkie de Jongut në minutën e 108-t, ndërsa Jordi Alba vulosi rezultatin final, 5:3, shtatë minuta para fundit të gjithë duelit.

Share This Article
WordPress › Error

Error establishing a Redis connection