Barcelona e paguan klauzolën për Xavin, ish-mesfushori legjendar kthehet në Camp Nou

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xavi Hernandez mund të quhet trajner i ri i Barcelonës, edhe pse mungon zyrtarizimi nga klubi katalunas.

Ka qenë skuadra aktuale e Xavit, Al Sadd që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

Barcelona është pajtuar të paguajë klauzolën prej pesë milionë eurove për ta rikthyer Xavin në Camp Nou, kësaj radhe si trajner.

“Administrata e Al Sadd ka rënë dakord për kalimin e Xavit në Barcelonë, pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë”.

“Kemi rënë dakord për bashkëpunimin me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë suksese”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit arab.

Deri më tani Barcelona ende nuk ka publikuar asgjë, por nga çasti në çast pritet që Xavi të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës. 

Share This Article