Barcelona i beson shumë Szczesnyt, merr hapin e radhës për Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Javën e kaluar, Barcelona konfirmoi nënshkrimin e Wojciech Szczesny, i cili u kthye nga pensioni për të zëvendësuar Marc-Andre Ter Stegen të lënduar.  

34-vjeçari nuk ishte në gjendje të luante kundër Alaves, por pushimi dy javor që i hap rrugën ndeshjeve të kombëtareve, do t’i jep atij kohë të kthejë formën, me synimin për të luftuar me Inaki Penan për të qenë portieri i parë. 

Szczesny pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e Barcelonës kundër Sevillas.  

Ai tashmë është regjistruar në La Liga, ndërsa tani, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Ligën e Kampionëve. 

Sipas Sport, Barcelona ka finalizuar përfshirjen e Szczesny në skuadrën e saj prej 25 lojtarësh për fazën e ligës.  

Ai zëvendëson Ter Stegen me efekt të menjëhershëm, që do të thotë se ai ka të drejtë të përballet me Bayern Munichun pas dy javësh. 

Do të jetë shumë interesante të shihet se si Hansi Flick i qaset situatës së portierit të Barcelonës .  

Ai po e mbështet Penën që të vazhdojë si numri një, megjithëse Szczesny do të jetë i gatshëm për një mundësi dhe për të treguar se ai duhet të jetë titullari.

Share This Article