Barcelona ende nuk e ka bërë pagesën e plot për blerjen e Philippe Coutinho.
Sipas Cadena Ser, Barcelona ende i detyrohet 42 milionë euro Liverpoolit.
Katalunasit e kishin blerë për 160 milionë euro mesfushorin brazilian në vitin 2018 dhe që nga atëherë, ende janë duke paguar.
Lajmi i mirë për Barcelonën në krizë, është fakti se nuk i detyrohet më asnjë cent Borussia Dortmundit, ose Atletico Madrid, për transferimin e Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann respektivisht.
Që të dy i kanë kushtuar Barcelonës 265 milionë euro.