Camp Nou nuk është akoma gati për tu hapur plotësisht. Pas konfirmimit se trofeu “Joan Gamper” nuk mund të luhet në stadiumin e rinovuar, katalanasit kanë mësuar se as për ndeshjen e parë në shtëpi në La Liga, e programuar në datën 14 shtator kundër Valencias, stadiumi nuk do të jetë me kapacitet të plotë prej 60,000 spektatorësh.
Kjo për shkak se në disa tribuna, vazhdojnë punimet. Për këtë arsye, klubi ka paraqitur një kërkesë në Këshillin e Qytetit për një leje të përkohshme hapjeje që autorizon hyrjen e vetëm 30,000 spektatorëve, të kufizuar në tribuna.
Plani i klubit katalanas parashikon një rihapje graduale. Sipas raportimeve në fazën e dytë të kampionatit, kapaciteti do të rritet në 45,000, një shifër që do të vlejë për ndeshjet pasuese të La Ligës dhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe kur të jetë gati plotësisht stadiumi do të mbushet me 60 mijë spektatorë.
Brenda javës së ardhshme, këshilli duhet të jap një përgjigje përfundimtare për kërkesën e Barcelonës.
Problem mbeten dhe ndeshjet në arenën europiane. Faza e grupeve ne Champions League nis në 16-18 shtator mirëpo klubi i ka kërkuar UEFA-s, ashtu siç bëri me La Liga-n, që ta fillojë turneun në transfertë ndonëse ende për këtë nuk ka një përgjigje zyrtare.