Barcelona me mungesa të mëdha në ndeshjen e kthimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka barazuar 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. Barazimi si mysafir mund të llogaritet rezultat i mirë, por Barcelonës në ndeshjen e kthimit, më 18 mars, do t’i mungojnë lojtarë të rëndësishëm.

“Nuk do të jemi në gjendje të llogarisim në Sergio Busquetsin dhe në Vidalin në ndeshjen e kthimit, por do të gjejmë lojtarët për të mbuluar mungesën e tyre”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Quique Setien, përcjell faqja zyrtare e UEFA-s.

Busquets e Vidal do të jenë të suspenduar për shkak të kartonëve. Vidal u përjashtua në fund të ndeshjes me Napolin. Po ashtu në fund të ndeshjes është lënduar Gerard Pique.

Ndërkohë trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është optimist për ndeshjen e dytë.

“Barcelona ka bërë fare pak në sulm. Më pas ne bëmë atë gabim dhe Barcelona shënoi. Nëse shfrytëzojmë rastet në ndeshjen e dytë, ne mund të avancojmë”, ka thënë Gatusso.

Share This Article