Barcelona ka publikuar numrat e fanellave për sezonin e sapofilluar. Nga lista shohim që fanella me numrin 10 të lënë të lirë nga Leo Messi dhe që nuk i është dhënë askujt nga klubi.
Depay ka marrë numrin 9 dhe fanella e pleshtit ka mbetur e lirë.
Ndërkohë Miralem Pjanic, i cili ka qenë jashtë planeve të skuadrës gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe që tani i është dhënë fanella me numrin 8.
E ardhmja e boshnjakut mbetet e pasigurt, por katalanasit e kanë përfshirë në listën e fanellave 2021/22.