Barcelona mposht Granadan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka arritur të triumfojë në udhëtim ndaj Granadas me rezultat bindës 0:4, në kuadër të javës së 18-të në La Liga. Griezmann dhe Messi shkëlqyen sonte me nga dy gola secili, për t’ia dhënë Barcelonës fitoren e radhës.

Fillimisht, Griezmann realizoi në minutën e 12-të, për ta vazhduar Messi me dy gola në minutat 35-të dhe 42-të.

Ky ishte njëherit edhe rezultati i pjesës së parë. Në atë të dytën pamë edhe një gol tjetër nga Griezmann në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Barcelona shkoi në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, kurse Granada mbetet e shtata me 24 pikë të tubuara. 

Share This Article