Barcelona mposht Liverpoolin, shkelqen Messi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka fituar 3-0 ndaj Liverpool duke hedhur një hap të sigurtë drejt finales së Champions League.

Nën një atmosferë elektrizuese, ishin anglezët që morën të parët iniciativë, duke kontrolluar topin më gjatë se vendasit dhe duke dhënë disa shkëndija goli, por pa vënë seriozisht në provë portierin Ter Stegen.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26’, kur pas një topi të hedhur në zonë nga Jordi Alba, Luis Suarez iu “vodh” mbrojtjes angleze dhe ndëshkoi ish skuadrën e tij me një devijim që nxori bosh portierin Allison.

Edhe në pjesën e dytë ishte sërish Liverpooli më kërkues, por ylli i Barcelonës, Lionel Messi shënoi dy herë në minutat 75’ dhe 82’, duke bërë që llogaritë me kualifikimin të mbyllen që në ndeshjen e parë.

Vlen të theksohet si si rrallë herë në vitet e fundit, Barcelona dorëzoi te kundërshtari kontrollin e topit, pasi arriti të ketë zotërimin e sferës për vetëm 48% të kohës.

Ndonëse finalistja do të përcaktohet zyrtarisht javën e ardhshme, pasi të luhet sfida në “Anfield Road”, duket gati-gati e pamundur për Liverpoolin, që të bëjë befasinë dhe të përmbysë këtë rezultat.

Share This Article