Barcelona mposhtet në “Camp Nou” nga Granada

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka pësuar disfatë nga Granada.

Të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së 33-të, Barcelona u mposht në “Camp Nou” me rezultatin 2:1, me rikthim.

Ishte Lionel Messi ai i cili shënoi për golin e avantazhit në minutën e 23-të pas asistimit të Antoine Griezmannit.

Megjithatë, çerekfinalistët e Ligës së Evropës në këtë edicion, shënuan dy herë brenda pak minutash.

Darwin Machis në minutën e 63-të dhe Jorge Molina në minutën e 79-të, përmbysën rezultatin për pikët e plota në udhëtim.

Barcelona me këtë disfatë mbetet dy pikë prapa liderit të ligës, Atletico Madridit, ndërsa ka pikë të njëjta me Real Madridin e vendit të dytë, 71 gjithsej.

Granada është në vendin e tetë me 45 pikë.

Dy ndeshjet e radhës do të jenë derbi për Barcelonën. Udhëton te Valencia më 2 maj dhe e pret më 8 maj skuadrën e Atletico Madridit.

Share This Article