Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka fituar lotarinë e penalltive kundër Real Sociedadit duke kaluar kështu në finale të Superkupës së Spanjës ku do të luajë kundër fituesit Real Madrid-Athletic Bilbao e cila do të luhet nesër.

Barcelona ka prekur finalen e Superkupës së Spanjës pas lotarisë se penalltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, i cili rezultat vazhdojë të jetë edhe në dy vazhdimet me nga 15 minuta pas ndeshjes.

Barcelona luajti shumë më mirë pjesën e parë derisa de Jong shënoi gol në minutën e 39-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë prapë Barcelona ishte një skuadër me e mirë ku pati disa raste për të shënuar gol.

Megjithatë, Real Sociedad arriti që ta barazoi rezultatin pas një penalltie të dyshimtë të cilën në gol e shndërroi Oyarzabal.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Në vazhdime në lojë hyri Adnan Januzaj i cili ishte shumë afër që ta shënoi golin e epërsisë për Sociedadin pasi që goditi shtyllën në minutën e 112 të ndeshjes.

Megjithatë, ndeshja shkoi në penallti dhe aty portieri i Barcelonës, ter Stegen arriti që të pres dy sosh, kurse Sociedadi huqi tri penallti.

Adnan Januzaj shënoi penalltinë e pestë kurse edhe Barcelona huqi dy penallti. De Jong dhe Griezmann e huqën penalltinë për Barcelonën por kjo nuk e pengoi skuadrën e Koeman që ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-3 pas ekzekutimit të penalltive.

Barcelona do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Real Madrid-Athletic Bilbao, ndeshje e cila do të luhet nesër.

Share This Article