Barcelona nuk e nis mirë as epokën pas Koemanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka barazuar 1:1 në “Camp Nou” kundër Alavesit, në ndeshjen e parë këtë sezon pa trajnerin Ronald Koeman, i cili u shkarkua nga bordi i klubit.

Golin për Barçën e realizoi Memphis Depay në minutën e 49-të, ndërsa pas tre minutave Luis Rioja vuri baraspeshën.

Ky barazim konfirmon edhe krizën e madhe që ka kapluar klubin katalonjas, që sot u udhëheq nga Sergi.

Barcelona tubon 16 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Alavesi me 10 pikë renditet i 16-ti.

Share This Article