Barcelona ”përmbys” Real Sociedad dhe ngjitet në krye

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona bën detyrën dhe merr kreun në La Liga. Katalonasit fituan me përmbysje ndaj Real Socidad në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.

Edhe pse tentativat e para drejt portës ishin nga katalanasit, vendasit u befasuan në pjesën e parë, kur Odriozola kaloi në avantazh miqtë.

Megjithatë Barcelona nuk u dorëzua dhe Kunde barazoi në minutën e 43-të të takimit.Fraksioni i parë u mbyll në barazpeshë totale ndërsa në të dytën, ekipet e kërkuan me ngulm fitoren.

Vetëm 1 minuta pasi u fut në fushë, Lamine Yamal bëri një depërtim të bukur nga e djathta dhe asistoi për Lewandowskin, i cili me kokë shënoi për fitoren e rëndësishme të vendasve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona mban kreun me 19 pikë. një më shumë se Real Madridi që këtë javë u turpërua 5-2 në derbi me Atletikon. Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet me pesë pikë në vendin e 17-të.

Share This Article