Barcelona reagon pasi trajneri Koeman u sulmua nga tifozët pas humbjes ndaj Real Madridit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona i ka dënuar veprimet e dhunshme dhe përçmues të tifozëve ndaj trajnerit Ronald Koeman pranë stadiumit Camp Nou, pas humbjes 2:1 kundër Real Madridit të dielën.

Një grup i madh tifozësh iu vërsulën makinës së trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, duke ia bllokuar shkurtimisht atij largimin nga Camp Nou pas humbjes kundër Real Madridit në El Clasico.

https://twitter.com/UNIVERSO_1899/status/1452326649857458188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1452326649857458188%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbarcelona-reagon-ashper-pasi-trajneri-koeman-u-sulmua-nga-tifozet-pas-humbjes-ndaj-real-madridit%2F

Koeman është nën trysni të madhe tash e disa javë dhe disfata ndaj rivalit të përbetuar vetëm sa i zemëroi më shumë tifozët katalonas, raporton Gazeta Express.

Barcelona ka thënë se do të zbatojë masa siguri për të mos lejuar që një gjë e tillë të ndodhë përsëri.

“Barcelona i dënon publikisht veprimet e dhunshme dhe përçmuese ndaj trajnerit tonë kur ai po largohej nga Camp Nou. Klubi do të ndërmarrë masa disiplinore dhe të sigurisë, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, thuhet në reagimin e Barcelonës.

Share This Article