• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Barcelona rrëmben vendin e tretë një javë para “El Classicos”

Barcelona rrëmben vendin e tretë një javë para “El Classicos”

by albnews
14 March, 2022
in Sports
0
1
VIEWS

Barcelona e ka demoluar me rezultat dhe lojë ekipin e Osasuna, për të fituar 4 me 0 ndeshjen e sontme, që u mundësoi atyre të dalin në pozitën e tretë një javë para dy ndeshjeve vendimtare, ndaj Galatasaray dhe Real Madrid.

Ekipi i drejtuar nga Xavi për asnjë moment nuk e vuri në dilemë epilogun e ndeshjes. Fillimi i ndeshjes tregoi menjëherë se çfarë trajektore do ta merrte ndeshja. Të sigurtë dhe me kompaktësi për lakmi, ekipi blaugrana iu qasë ndeshjes që prej minutës së parë.

Po luhej minuta e 13-të kur mesfushori i talentuar, Gavi, u rrëzua me anë të një shtyrje nga mbrapa prej kundërshtarit dhe gjyqtari nuk hezitoi të sinjalizojë penalti në favor të Barcelonës. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Ferran Torres.

Goli i dha shumë zemër dhe disponim për lojë këtij të fundit, pasi vrapoi shumë për t’u liruar dhe shërbyer brenda zonës. Diçka të tillë e vërejti Dembele, ku përmes një pasimi diagonal tokazi tejet të zgjuar, nxori Ferran Torresin përballë portierit, kur ky i fundit s’kishte se si të gabonte, por në mënyrë të saktë goditi dhe kaloi në epërsi të dyfishtë ekipin vendas.

Nga ky moment Barcelona mori akoma më shumë vetëbesim, ndërsa e njëjta nuk mund të konstatohet për ekipin kundërshtar.

Dani Alves në një moment që ishte duke bërë një seri fintash, vendosi të pasojë shkurtazi për Dembele, i cili i gjendur në një pozitë këndore, vendosi që të mos provojë driblimin, por harkoi pa menduar gjatë. Ky harkim ishte tokazi dhe Aubameyang u tregua si një sulmues me intuitë, meqë përcolli topin dhe zgjati këmbën për ta devijuar topin dhe për ta dërguar në shtyllën e parë të portës.

Me rezultatin që shkoi në 3 me 0, loja u bë gjithnjë e më e parashikueshme, me Barcelona që dominoi dhe Osasuna që ishte e pafuqishme t’u rezistojë sulmeve të tyre.

Epilogu 3 me 0 dërgoi skuadrat në pauzën para fillimit të pjesës së dytë.

Fillimi i pjesës së dytë u shënua me ulje të tempos së lojës, ku Barcelonës i mjaftoi menaxhimi i lojës dhe i rezultatit, duke kursyer edhe energji, meqë javën që vjen e presin dy transferta të zjarrta, ato në Stamboll dhe Madrid, në kuadër të Ligës së Evropës dhe derbit të përjetshëm të La Ligas.

Tek në fund, kur mungonte një çerek lojë, ishte Riqui Puig ai që insistoi të shënonte dhe ia doli ta gjejë golin, me një fintë të bukur ndaj portierit, ku pastaj pjesa e mbetur ishte e lehtë për të, duke e dërguar topin në rrjetë me portën zbrazur.

Kësisoj, Barcelona stabilizon shumë pozicionimin e saj tabelar, duke u renditur në vendin e tretë, me 5 pikë disavantazh nga Sevilla, por me një ndeshje akoma për ta rekuperuar. Xavi ia ka dalur t’i japë domethënie pjesës së dytë të sezonit të Barcelonës në këtë sezon, qëkur i njëjti është emëruar trajner i gjigantit spanjoll.

Previous Post

Nga Maqedonia, ​Borrell dënon agresionin barbar rus në Ukrainë

Next Post

Mediat ukrainase: Autokolona armike nga Bjellorusia po i afrohet kufirit

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Bayern Munich “arrin marrëveshje” me Florian Wirtz
Sports

Bayern Munich “arrin marrëveshje” me Florian Wirtz

9 May, 2025
PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj
Sports

PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj

8 May, 2025
Next Post
Mediat ukrainase: Autokolona armike nga Bjellorusia po i afrohet kufirit

Mediat ukrainase: Autokolona armike nga Bjellorusia po i afrohet kufirit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM