Barcelona triumfon me rikthim dhe kalon tutje në Kupë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit. Barça ka fituar si mysafire me rikthim 2:1 ndaj ekipit të kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Linares.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Hugo Diasit që e realizoi me kokë në minutën e 19-të.

Me epërsinë e një goli Linares shkoi në pushim. Në pjesën e dytë, trajneri Xavi Hernandez bëri disa zëvendësime dhe ia doli ta fitojë takimin. Zëvendësuesi Ousmane Dembele barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 63-të. Golin e dytë që pati vlerën e kalimit tutje për Barcelonën e shënoi Ferran Jutgla në minutën e 69-të.

Share This Article