Barcelonës i ndalet ‘vrulli’ në La Liga, mposhtet me 4 gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 7 fitoreve radhazi që nga nisja e kompeticionit, mbrëmjen e djeshme Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga.

Në një ndeshje të komplikuar, katalanasit e panë veten shpejt në disavantazh duke pësuar dy gola që në pjesën e parë. Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Pau Victor ngushtoi epërsinë në 2-1.

Mirëpo, Osasuna riktheu epërsinë dyshifrore, në minutën e 72-të, ku nga penalltia realizoi Budimir.

Bretones, shënoi për 4-1 në minutën e 85-të, derisa Lamine Yamal një minutë para përfundimit të kohës së rregullt realizoi për të vulosur rezultatin final.

Pas tetë ndeshjeve Barcelona pëson humbjen e parë por mbetet liderë me 21 pikë, kurse Osasuna është e gjashta me 14 pikë. 

Share This Article