Bardhi akuzon Berishën: Po i bën demokratët mish për top

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka hedhur sërish akuza për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Krydemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD ku është diskutuar për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, Bardhi është shprehur se Berisha po shkel statutin e kësaj force politike.

Ai tha se firmat e delegatëve duhet të ishin dorëzuar te sekretariati i  partisë ndërsa ka shtuar se demokratët nuk mund të bëhen mish për top për të mbrojtur interesat personale.

Kam një apel për një koleg timin që flet për përjashtim të 500 apo 100 demokratëve që të qetësohet dhe të marrë frymë thellë. Mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, firmat që janë mbledhur do të duhet të dorëzoheshin bë Sekretariatin e partisë. Demokratët nuk duhet të përdoren si mish për top për të mbrojtur interesin personal të askujt. PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik. Vendimin se marr as unë edhe as askush tjetër, por Kuvendi. Kuvendi është si mendësi që demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës kundër Edi Ramës”, tha Bardhi.

Share This Article