Bardhi: Asnjë mashtrim i Berishës për selinë e PD-së nuk mbulon dot dhunën në 8 janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, “asnjë mashtrim i Berishës për selinë e PD nuk mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA”.

“Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen”, u shpreh Bardhi në një postim në Twitter.

“Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh”, tha Bardhi.

“Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Bardhi.

Share This Article