Bardhi: Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, bashkimi i opozitës sjell ndryshim.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi”, tha Bardhi.

“Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë”, theksoi Bardhi në një reagim.

“Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, tha Bardhi./ATSH/

Share This Article