Bardhi darkë me senatorë dhe kongresmenë amerikanë: SHBA, rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë në një darkë darkën miqësore të organizuar nga Senatorët James Lankford dhe Mike Lee, sëbashku me kongresmenë dhe deputetë të disa shteteve.

Bardhi shkruan se kanë biseduar dhe për Shqipërinë, diskutime të cilat janë u fokusuan te nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Ndër të tjera ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Postimi i Bardhit:

Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale.

Share This Article