Bardhi dënohet me katër muaj burgim me kusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Levantes, shqiptari Enis Bardhi ka marrë dënim me burgim prej katër muajve dhe një gjobë prej 1920 eurosh për shkak se ka vozitur veturën me patentë-shoferi të falsifikuar.

Megjithatë, gjykatësi të martën e ka suspenduar ekzekutimin e dënimit me burg, me kusht që brenda një periudhe dyvjeçare Bardhi mos të bëjë asnjë shkelje tjetër të ligjit. Pra, dënimi i Bardhit është me kusht.

Bardhi më datën 5 prill të vitit të shkuar ishte ndalur nga policia në afërsi të stadiumit “Cuitat de Valencia” dhe ishte kapur duke vozitur pa e marrë patentën e shoferit në Spanjë.

Në fakt, ai kishte në posedim një patentë-shoferi të falsifikuar nga Maqedonia e Veriut me një emër tjetër.

Bardhi gjatë seancës në gjykatë, plotësisht e kishte kuptuar akuzën ndaj tij dhe kishte pranuar se nuk ka pasur patentë-shoferi të Spanjës. Ai është i lirë që të luajë me skuadrën e Levantes për të cilin këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në La Liga. Levante zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një fitore të shënuar deri më tani.

Share This Article