Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin Konferencën e Kryetarëve! Kërkuan interpelancë me Ramën për emisionin e RAI 3

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazment Bardhi ka kërkuar sërish interpelancën me kryeministrin Rama në seancën e rradhës plenare për ndërhyrje në median italiane të RAI3.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, kryeparlamentarja Nikolla i është përgjigjur duke thënë se objekti i kërkesës së Bardhit nuk ka lidhje me procedurën që do të duhet të thirret kryeministri në interpelancë.

Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendarë nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit në Tëitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar.

Nikolla: Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet.

Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni dokrra që ju kanë shkruar. Në bazë të kushtetutës unë kërkoj që kryeministri të vij dhe të jap sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare.

Pas debatit me Nikollën Bardhi ka braktisur mbledhjen së bashku me deputetin Agron Gjekmarkaj, pasi kërkesa e tij nuk është miratuar.

Share This Article