Bardhi: Drejtësia duhet ta çojë Belinda Ballukun në burg, blen vota me legalizime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhim thotë se drejtësia duhet ta çojë ministren Belinda Ballukun pas hekurave.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar faktet që sipas tij Balluku ka kryer krim elektoral dhe për këtë duhet të shkojë në burg.

Krahas, postimit Bardhi, ka publikuar një video ku akuzon Belinda Ballukun për blerje votash me anë të legalizimeve duke treguar edhe skemën me anë të ”WhatsUpp”, ku sipas tij stafi i ministres Balluku e përdorte për të shkëmbyer biseda, shkruan Ora News. 

Më tej ai shkruan se zyrat e Kadastrës u vendosën në dispozicion të Ballukut për legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fvideos%2F183720446934023%2F&show_text=0&width=560

Postimi i Gazment Bardhit:

Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.

Faktet janë kokëforta:

Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg. Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve. Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve. Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!

Share This Article