Bardhi: Ja çfarë fshihet pas lojës së Ramës. Pse nuk i do listat e hapura 100%

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili në një konferencë të përbashkët kanë paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave të deputetëve në masën 100% në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, sipas variantit të hapjes së listave të pjesshme që mbështet PS, 100 deputetët i bie të caktohen nga partitë, ndërkohë që qytetarëve u mundësohet të zgjedhin vetëm 40 deputetë.

Gazment Bardhi tha sot se kryeministri tregoi se meraku i tij nuk ka qenë hapja e listave, por heqja e koalicioneve parazgjedhore, me anë të të cilave synon të pengojë votat e partive të vogla.

“Me formulën që propozon Edi Rama, që të hapën vetëm 1/3 e listave dhe deputetet të vazhdojnë të zgjidhet nga partitë. Ndërkohë që pjesa humbëse është zgjedhja që i lihet qytetaret. Pra 100 deputetë të jenë të paracaktuar nga listat e partive dhe kryetarët, ndërkohë që vetëm 40 deputetë të jenë me votim të hapur nga qyetetarët.

PD propozoi dje që listat të jenë 100% të hapura, por për Ramën s’ka rëndësi vota e qytetarëve, por mbajtja e pushtetit.

Rama tregoi se do të ndalojë koalicioneve parazgjedhore, sipas propozimit të Edi Ramës, partitë e vogla do duhet të prodhojnë mandate për Edi Ramën.

Kjo është loja që po bën Edi Rama dhe teatri që po bën këto 7 vite. I ka lënë mjekët pa mbrojtje, spitalet pa pajisje, i ka çuar bizneset drejt falimentit.. Çfarë po bën përditë, po bën llogari mediokre si të zhbëj vullnetin e qytetarëve. E bën marrëveshjen më 5 Qershor dhe kërkon ta zhbëj gjithë korrikun.

Kërkon të zhbëj marrëveshjen e 5 qershorit me listat e hapura, por Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk e ka pranuar hapjen e listave në 100%. Ai doli zbuluar para çdo qytetari, si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend.

Hapja e listave për Edi Ramën, ishte lojë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndaluar koalicionet parazgjedhore”, tha Gazment Bardhi.

Share This Article