Bardhi: Ka ardhur momenti që në qeveri mos ketë të korruptuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PD do të depozitojë nesër 3 amendamentet kushtetuese që formalizojnë 3 propozimet për Vetingun e politikanëve, reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Bardhi u shpreh se të treja çështjet nuk janë në interes të PD-së, por në interes të qytetarëve.

Bardhi: “Siç jeni njohur, grupi i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese. Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar, së dyti rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese dhe së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet për qytetarët.

Autorizoj Komisionin për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet, u ra dakord për të gjitha çështjet dhe vendosëm që nesër të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të 3 propozimet; vetingun e politikanëve, reformë territoriale dhe reformë zgjedhore.

Të 3 çështjet nuk janë çështje në interes të PD por në interes të qytetarëve. Ka ardhur momenti që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe që nuk janë të korruptuar e nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të korrupsionit, të kemi një reformë territoriale që çon shërbimet atje ku janë dhe një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Sot grupi i punës ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve nesër.”

Bardhi tha se kanë pasur edhe komunikim me ndërkombëtarët në lidhje me të gjitha propozimet e PD-së.

Bardhi: “Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet  që kanë qytetarët, nëpërmjet këtyre propozimeve përsëris ne nuk shohim interesin e PD.

Mazhoranca me gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve do duhet t’i rikthehet interesit të qytetarëve. Deputetet e PS duhet të mendojnë për qytetarët. Ky është momenti, propozimet do jenë të shkruara. Ka pasur, ka dhe do ketë një proces informimi me ndërkombëtarët mbi çdo propozim të PD, e rëndësishme është që nesër i depozitojmë të 3 amendamentet.”

Share This Article