Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’na nderon fakti që jemi të fundit. Nikolla pranon propozimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. Nga Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohen mbi dy projektrezolutat, ajo e PD dhe e PS-së, Bardhi theksoi se është urgjente që të zhvillohet mocion me debat.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”, tha Bardhi. Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente, ndërkohë Nikolla pranoi propozimin e Bardhit. Mësohet se seanca e posaçme do të mbahet më 12 tetor.

Nikolla:
 Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 nëntor.

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: 
Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Share This Article