Bardhi: Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me Ramën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije se Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi akuzoi maxhorancën se e kanë kthyer Parlamentin në “dyqan personal të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”.

Sipas Bardhit, kërkesat e tyre u rrëzuan me argumentin se nuk ka urgjencë.  

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e Parlamentit në një dyqan personal të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve sigurojnë jetesën e dy mafiozëve në arrati, për ta nuk është çështje urgjente. Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve, koka e aferës, për të dhënë shpjegime me debat para parlamentit me këtë çështje, por interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy instrumenta parlamentare të drejta të opozitës dhe sado siklet të ketë Edi Rama dhe cilido tjetër, duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja. Argumentet e tyre janë që nuk ka urgjencë”, tha Bardhi.

Share This Article