Bardhi me studentët në Elbasan: Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, u takua me studentë të degëve të ndryshme në Elbasan.

Gazment Bardhi u shpjegoi të rinjve se duke njohur problemet dhe duke parë energjinë e tyre për të ndërtuar jetën këtu, PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e  shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.

“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurt drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të nesërme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qëndrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin”, tha Bardhi. 

Share This Article