Bardhi ndal Atleticon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy gola të sulmuesit shqiptar Enis Bardhi i kanë ndihmuar Levantes të nxjerrë një pikë nga përballja me Atletico Madridin në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.

Të dy golat Bardhi i realizoi nga penalltitë.

Antoine Griezmann kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 12-të, para se Bardhi të barazonte në minutën e 37-të.

Më pas Atletico kaloi sërish në epërsi në minutën e 76-të, por Bardhi shoi ëndrrat e mysafirëve për pikë të plota me penalltinë e konkretizuar në minutën e 90-të.

Pas 11 ndeshjesh, Levante ka vetëm gjashtë pikë dhe është e parafundit në tabelë. Atletico është e gjashta me 19 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.

Share This Article