Bardhi në SHBA, takon kongresmenin Sessions: Pavarësisht se Shqipëria përballet me korrupsion dhe mungesë të shtetit ligjor, Amerika ka qenë gjithmonë pranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës së sotme ai është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions. Lajmin e ka bërë publik vetë Bardhi, ku shprehet se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht.

Gjithashtu shkruan se pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet, SHBA ka qenë gjithmonë pranë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Republikan Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacenuar përjetësisht.

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.

Share This Article