Bardhi: Në statut nuk ka rregulla sesa herë duhet të humbë kryetari që të iki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço, u pyet se sa herë duhet kryetari që të humbë, që të japë më tej dorëheqjen.

Bardhi thekson se në statutin e PD-së nuk ka rregulla të qarta, që përcaktojnë se nëse kryetari humb, duhet të japë dorëheqjen.

Në statutin e PD nuk ka rregulla sesa herë duhet të humbë zgjedhjet kryetari që të ikë. Një kryetar partie duhet të mbajë përgjegjësi para anëtarëve të partisë, qoftë kur humb, qoftë kur fiton.

Basha e ka mbajtur këtë përgjegjësi dhe është votëbesuar nga më shumë se 80 përqind të anëtarëve të Partisë Demokratike. Çdokush tjetër që mendon ndryshe është pakicë dhe pakica nuk imponohet dot ndaj shumicës”, tha Bardhi.

Share This Article