Bardhi: Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë një takim me strukturat e qarkut Tiranë tha se “pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i radhës”.

Bardhi shprehet se banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit.

“Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës”, tha ai.

“Së bashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet”, u shpreh ai./ATSH/

Share This Article