Bardhi: Rama nuk ka moral të burgosë popullin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama “e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin”.

“Askush nuk mund ta ndalë popullin”, tha Bardhi.

“Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit. Ai nuk ka as moral e as forcë të burgosë popullin e bashkuar. Beteja jonë është për Shqipërisë si gjithë Europa, askush nuk mund të na ndalë dot”, deklaroi Bardhi nga selia e PD.

“Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë’, theksoi më tej Bardhi.

Share This Article