Bardhi: Sali Berisha po i bën shtojcë të LSI-së mbështetësit e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kthyer menjëherë përgjigje LSI-së lidhur me deklaratat e kësaj partie për primaret në PD.

Bardhi shkruan në Twitter se sot ish-kryeministri Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI.

Ai shton se regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së dhe se “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013.

Bardhi: 

Izolimi i SB nuk do të sjell kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non-Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON-GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!

Share This Article