Bardhi: Sot fitoi Elbasani dhe Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Elbasani, drejtuesi politik i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se në këtë qark duhet të nisë sa më parë procesi i numërimit.

Bardhi i bëri thirrje edhe PS-së së këtij qarku në mënyrë që të nisë sa më parë numërimi, për të cilin Bardhi tha duhet të jetë i qetë dhe i rregullt.

“Të nisim sa më parë numërimin dhe të jetë një proces sa më i qetë. Ftoj PS-në që të caktojë numëruesit e saj. Sot të jeni të sigurt që çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë shprese për familjet e tyre. Unë dua që të falenderoj çdo qytetar të Elbasanit. Faleminderit që u bëtë pjesë  e ndryshimit për të cilin ka pasur nevojë Shqipëria sot e gjithmonë. Unë pres që të nisë një proces korrekt dhe model numërimi. Kjo është një fitore e madhe për Elbasanin dhe gjithë vendin”, tha Bardhi.

I pyetur për deklaratat e mëparshme nga drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Taulant Balla, Bardhi tha se nuk preferon t’i komentojë, por vetë shtoi se dita e sotme ishte një fitore e madhe për Elbasanin dhe gjithë vendin.

Share This Article