Bardhi thirri në takim deputetët e PD, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa Bardhi pritet të mbledhë sot deputetët demokratë, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe deputetët e udhëhequr nga Sali Berisha, Basha ka thirrur Kolegjin e Kryetarëve.

Gjatë fjalës së mbajtur ai u shpreh se beteja e vërtetë është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me njëri-tjetrin.

Basha theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më larg njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD.

Unë nuk do lejoj askënd që për interesat politike kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave. Udha e mbarë iu qoftë në bunkerin anti-amerikan, PD-në nuk e dëmtojnë prapë”, tha ai.

Share This Article