Bardhi thirrje qytetarëve: Më 26 prill protestojmë kundër hajdutërisë të taksave, Bashkia Tiranë s’mund të jetë grup i strukturuar kriminal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një grup i strukturuar kriminal.

Bardhi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të premten, më 26 prill të protestojnë kundër hajdutërisë të taksave.

Postimi i Gazment Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

Share This Article